Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen katër persona të dyshuar për vepra penale të fajdesë, kanosjes dhe mbajtjes në pronësi të paautorizuar të armëve

Arrestohen katër persona të dyshuar për vepra penale të fajdesë, kanosjes dhe mbajtjes në pronësi të paautorizuar të armëvePrishtinë, 24 prill 2015 – Njësitet policore të stacionit policor Qendra në Prishtinë, respektivisht specialist të njësisë për hetimin e krimeve, në kuadër të punës së tyre për parandalimin e veprave të paligjshme si dhe të dokumentimit të veprimtarisë kriminale të autorëve të veprave penale sot në orët e hershme të mëgjesit kanë ndërmarrë një operacion i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave që dyshohet me bazë të jenë të përfshirë në disa raste të fajdesë, kanosjes dhe mbajtjes në pronësi të paautorizuar të armëve.Specialist të hetimeve në kuadër të stacionit policor Qendra, sot kanë realizuar dy bastisjeje në dy lokacione të ndara në Prishtinë dhe në fshatin Bellopojë komuna e Podujevës të cilat rezultuan me arrestimin e :• M. Kadriu 68 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, si dhe • A. Kadriu 40 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar,• A. Kadriu 33 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, si dhe• A. Kadriu 26 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, që të gjithë të dyshuar për përfshirje në disa raste të fajdesë, kanosjes dhe mbajtjes në pronësi të paautorizuar të armëve.Në ndërkohë që policia ka kryer bastisjen në rrugën “Hajrullah Abdullahu” në Prishtinë ka arritur të gjejë dhe konfiskoj:  Një revole të tipit TT,  15 fishek të kalibrit 7.62mm, 23 105 Euro, para të gatshme, 50 Franga Zviceran, si dhe, 36 Dollarë Amerikan. Ndërkaq në bastisjen e kryer në fshatin Bellopojë komuna e Podujevës ka arritur të gjejë dhe konfiskoj:  Një revole të tipit TT,  8 fishek të kalibrit 7.62mm, si dhe 9 415 Euro, para të gatshme.Aktualisht hetuesit e stacionit policor Qendra bashkërisht me Prokurorin e shtetit janë duke bashkërenduar veprimet e tyre hetimore dhe po punojnë për të zgjeruar horizontin e hetimeve për të ndriçuar edhe ndërlidhjen eventuale të këtyre personave me raste të tjera të të njëjtës natyrë. Personave të arrestuar pasi që u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, me rekomandimin e Prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes dhe aktualisht policia po punon për të përfunduar të gjitha veprimet e nevojshme procedurale para se rasti ti kaloj Gjykatës.

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje