Prishtinë, 10 mars 2017 – Mbrëmë rreth orës 23:30, njësitet policore të stacionit të Fushë Kosovës, bazuar në informacione të mara në rrugë operative, kanë ndaluar një veturë të tipit Golf IV, me targa të Republikës së Kosovës, ku kanë arrestuar 4 persona të dyshuar, të cilët dyshohej se po planifikonin një grabitje të armatosur.
Gjatë kontrollimit të automjetit policia ka gjet dhe konfiskuar:
• Një armë të tipit Ecol Special
• 12 fishekë (7.65 mm) ,
• dy thika ,
• dy maska ,
• tri palë doreza
• gjithashtu është konfiskuar edhe automjeti (Golf IV), i cili aktualisht po ekzaminohet nga njësitet përkatëse.
Personat e dyshuar:
o L.B, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
o E.M, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
o N.Z, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
o N.M, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
me rekomandimin e Prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes.
Ndërkohë që hetuesit policor kanë zgjeruar rrethin e hetimeve pasi që nga puna e kryer deri tani, janë ngritur dyshime se po të njëjtit persona mund të jenë të përshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë(grabitje).