Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen katër persona të dyshuar për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar, konflikt i interesit dhe uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme

Prishtinë 28 maj 2015,
Më datë 27 maj 2015, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht Njësia e Krimeve Ekonomike në Prizren në konsultim me Kryeprokurorin e Shtetit në Prizren, ka arrestuar katër (4) persona të dyshuar dhe i ka intervistuar katër (4) të tjerë për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar, konflikt i interesit dhe uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme.
Njësia e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren ka realizuar hetime disa mujore në Komunën e Suharekës lidhur me rastin e dëmtimit/uzurpimit të pronës shoqërore (stadiumit të qytetit KF ”Ballkani” Suharekë), ku ka gjetur prova të arsyeshme se zyrtarët komunalë duke e keqpërdorur detyrën zyrtare kanë kryer veprat penale duke lejuar uzurpimin e pronës shoqërore prej 50 metra katror dhe dëmtimin e stadiumit të qytetit me sipërfaqe prej 1.244 metra katror.
Personat e arrestuar janë;
1) M. E. mashkull k/shqiptar – 1959
2) F. E. mashkull k/shqiptar – 1954
3) S. B. mashkull k/shqiptar – 1963
4) K. F. mashkull k/shqiptar – 1960
Personat e intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt janë;
1) N. LL. mashkull k/shqiptar – 1982
2) R. F. mashkull k/shqiptar – 1951
3) H. M. mashkull k/shqiptar – 1958
4) B. K. mashkull k/shqiptar – 1985
Lidhur me rastin njësitet policore kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me Kryeprokurorin e Shtetit në Prizren, me vendimin e të cilit katër personave të dyshuar iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa katër personat e tjerë pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Me respekt,Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje