Prishtinë, 10 shkurt 2018
Si vazhdimësi e realizimit të një operacioni policor në fund javën e kaluar në Prizren, operacione të ngjashme janë realizuar edhe mbrëmë në rajonin e Pejës, nën dyshimin e bazuar për përfshirje të personave të dyshuar në vepër penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” – neni 273.
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Pejë, në asistencë edhe të: Njësisë Speciale Operative, të Njësisë me Qenë – K9 dhe Krim Teknika, pas një hetimi paraprak dhe me urdhëresë nga organet e drejtësisë, me datë 09.02.2018 ka realizuar një kontroll në disa lokacione të rajonit të Pejës ku dyshohej për lëndë narkotike.
Gjatë këtij operacioni policor janë arrestuar (4) katër persona të dyshuar, janë bastisur katër lokacione kafiteri/bare të ndryshme, si dhe janë kontrolluar mbi 400 (katër qind) persona që kanë qenë brenda në ato lokacione.
Në disa prej lokacioneve janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi një sasi e vogël (në dy qese dhe një mbështjellje) e substancës narkotike, si dhe është konfiskuar një armë e ftohtë – thikë.
Me urdhër të Prokurorit kompetent një person është dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullte.
Në vijim keni video-linkun e operacioneve policore;
https://www.youtube.com/watch?v=P-OqzvVJGVI&feature=youtu.be
Me respekt
Zyra për Informim e PK-së
DPP-Prishtinë