Prishtinë, 10 dhjetor 2014
Me datat 09-10/12/2014, Njësia e DHTN-së së Ferizajit, mbështetur në informacionet e siguruara përmes rrugëve operativo-hetimore, ka realizuar një operacion të kontrollimit të një veture në të cilën dyshohej se mund të kishte substnca narkotike.
Pas ndalimit dhe kontrollit të veturës së dyshuar, janë gjetur brenda sajë një sasi prej 1038.5 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, me ç’rast vetura e dyshuar është konfiskuar dhe tre persona të dyshuar janë arrestuar.
Dyshohej se personat e dyshuar vepronin në grup të organizuar dhe lidhur me këto dyshime me të Gjykatës Themelore në Ferizaj është realizuar kontrollimi i katër lokacioneve tjera ( shtëpi dhe objekte përcjellëse).
Si rezultat i bastijeve është arrestuar edhe një person i dyshuar, në shtëpin e të cilit janë konfiskuar edhe 305 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë.Rasti ka qenë nën hetim policor për një periudhë disa mujore dhe ekziston dyshimi i bazuar se kjo sasi e drogës ka qenë e destinuar për konsumim të brendshëm.
Personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë:
• A. B. viti i lindjes 1986
• SH.T. viti i lindjes 1976
• L. F. viti i lindjes 1990
• A. B. viti i lindjes 1990
Personave të arrestuar me vendim të prokurorit kompetent ju është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.