Prishtinë 16 korrik 2023 – Sot rreth orës 08:00, Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht stacioni policor i Podujevës, ka kryer një operacion bastisjeje në fshatin Dumnicë të komunës së Podujevës, me ç’rast kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojë;
Sekuestrimi rezultoi pas marrjes së informatës për të shtëna me armë zjarri në atë zonë.
▪︎ RR. Z, mashkull, 56 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, është iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, si dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Ndërkaq ndaj të dyshuarve;
▪︎ B. Z, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
▪︎ M. H, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
▪︎ Rr. H, mashkull, 57 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Vetëgjyqësia”.
Të dyshuarit, pas arrestimit, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit u dërguan në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, si vijimësi e fazave të mëtejme të procesit hetimor.