Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, respektivisht njësiti për Hetime të Përgjithshme, ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar për rastin e vrasjes së rendë që ka ndodhur dje në Prishtinë.
Personat e dyshuar, të arrestuar nga policia:
E. I., 19 vjeçar, mashkull kosovar dhe
E.M., 19 vjeçar, mashkull kosovar dyshohet se e kanë kryer veprën ‘vrasje e rendë’, ndërsa :
P. I. 18 vjeçar, mashkull kosovar dhe
L.B. 20 vjeçar, mashkull kosovar, dyshohet për ‘Dhënie të ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale’.
Njësiti i hetimeve ka arrit të gjejë dhe sekuestrojë një armë, një skuter dhe disa prova të tjera që mund të shërbejnë në procedura të mëtejme gjyqësore.
Katër personat e dyshuar janë intervistuar nga ana e hetuesve të Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme dhe pas intervistimit me aktvendim të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.