Policia është njoftuar se në shkollën e fshatit Pozheran të Vitisë, në se mes datave 14 dhe 17.01.2021, nga persona të panjohur janë vjedhur katër (4) kompjuter portativ (laptop) në vlerë 2500 euro.
Policia e Kosovës, konkretisht njësitet e hetimeve nga Stacioni Policor Viti, pas një pune operative dhe hetimore mirë të organizuar, kanë arritur të lokalizojnë, identifikojnë katër të dyshuar të cilët, më 10.02.2021 janë arrestuar nga ana e policisë.
Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.
Kompjuterët portativ janë konfiskuar nga ana e policisë në tre lokacione të ndryshme, dhe i janë kthyer pronarit legjitim.
Me urdhër të prokurorit, dy të dyshuar viti i lindjes 2002, ndalohen në mbajtje për 48 orë, gjersa ndaj dy të dyshuarve tjerë rasti vazhdon në procedurë të rregullt.