Sot më, 23 mars 2022, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve i kanë identifikuar dhe arrestuar katër persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë.
Bazuar në hetimet fillestare, bëhet e ditur se vepra penale ka ndodhur gjatë natës së kaluar në fshatin Pestovë të Vushtrrisë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri i plagosur ka mbetur viktima B. B., i moshës 46 vjeçar, i cili po trajtohet në QKUK.
Lidhur me rastin, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit (pistoletë) dy gëzhoja dhe një predhë. Në kërkim policor mbetet edhe një person i dyshuar, ndërsa rrjedha hetimore është duke vazhduar për të zbardhur të gjitha rrethanat që ndërlidhen me veprën penale.
Ndaj të dyshuarve të arrestuar V.F, A.S., E.M., dhe H.F., të gjithë shtetas të Republikës së Kosovës, janë iniciuar hetime për veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, “Mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim i paautorizuar i armës” dhe “ Pengim i të provuarit në procedurë zyrtare”. Pas intervistimit me urdhër te prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.