Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen katër persona të dyshuar

Lidhur me rastin pjesëmarrja në turmë dhe huliganizëm, të ndodhur gjatë ndeshjes sportive të futbollit në Gjilan, Policia e Kosovës ka ndërmarrë menjëherë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të arrestimit të personave të dyshuar dhe sjelljes së tyre para organeve të drejtësisë.
Si rezultat i hetimeve intensive, deri më tani janë arrestuar katër persona të dyshuar, përderisa hetimet dhe veprimet policore lidhur me rastin janë duke vazhduar.
Të gjitha veprimet policore janë duke u ndermarrë dhe do të ndërmerren në vijim, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje