Prizren, 30 Tetor 2023
Me date 28.10.2023 ,rreth orës 10:38 ne Stacionin Policor Prizren – Veri raportohet për rast “Uzurpim i paligjshëm pasurisë se paluajtshme “, ne Fshatin Serbice e Ulet te Prizrenit.
Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore dhe janë ndërmarrë te gjitha masat e duhura ligjore .
Pas identifikimit te personave te përfshirë ne rast ,te njëjtit shoqërohen ne Stacionin Policor Prizren Veri dhe intervistohen lidhur me rastin.
Te dyshuarit H.SH dhe djali i tije F.SH .kishin hyrë ( e kishin uzurpuar) një parcelë ( toke bujqësore) duke e livruar te njëjtën me traktor, Lidhur me parcelën ne kontest , te dyshuarit dhe i dëmtuari e kane ne shqyrtim një lende ne Gjykatën Themelore ne Prizren .
Ne baze te dokumenteve valide ( Liste poseduese ) e lëshuar nga organet kompetente kjo parcelë figuron ne emrin e te dëmtuarit Z.G, përderisa te dyshuarit pretendojnë se parcela është e tyre dhe te njëjtën e shfrytëzojnë qe plot 70 vite.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit ( kujdestar ), iniciohet rast i klasifikuar si vepër penale “ Uzurpim i kundërligjshëm i pasurisë se paluajtshme “ .
Me aktvendim me shkrim te Prokurorit te Shtetit ,te dyshuarit F.SH i shqiptohet masa e ndalimit për 48 ore.
Me date 29 .10.2023 serish njoftohet ne polici se rasti është përsëritur dhe ka eskaluar edhe ne :” Kanosje” ne mes te palëve te përfshira ,Pas inicimit te rastit ,dhe ndërmarrjes se veprimeve te nevojshme dhe njoftimit te Prokuror i Shtetit ,nga i njëjti me aktvendim me shkrim u shqiptohet masa e ndalimit policor edhe te dyshuarëve:
H.SH,M.SH dhe I.SH dhe kundër te njëjtëve është ngritur KALLEZIM PENAL me dyshimin e arsyeshëm për kryerje te veprës penale “Uzurpim i paligjshëm pasurisë se paluajtshme” dhe “ Kanosja.
Palët e përfshira ne ketë rast , sa për informimin e juaj raste te natyrës se njëjte kane qen te raportuara ne polici edhe me pare.
Hetimet lidhur me këto raste janë duke u bere nga ana e Sektorit ti hetimeve te Stacionit Policor Prizren – Veri.