Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen katër (4) persona tё dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”

Pejë, 04 nëntor 2021
Stacioni Policor në Klinë, me datë 03.11.2021, është informuar nga ankuesi, se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shkollën fillore “ Nëna Terezë” në fshatin Budisalc-Klinë, të cilët kishin vjedhur pesë (5) nxehëse elektrike.
Hetuesit e Stacionit Policor në Klinë, pas një pune operativo-hetimore, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë, katër (4) persona të dyshuar, tre (3) nga ta persona të mitur.
Të dyshuarit janë intervistuar, në prezencën e avokatit, prindërve dhe punëtorit social.
Të njëjtit e kanë pranuar se e kanë kryer veprën, ndërsa sendet e vjedhura i janë kthyer përfaqësuesit të shkollës.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti shkon në procedurë te rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje