Arrestohen katёr (4) persona tё dyshuar pёr veprat penale “Lëndim i rёndё trupor”, “Mbajtje nё pronësi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armëve”, “Sulm” dhe “Vetëgjyqësi”
Më datë 15 tetor 2023, rreth orës 14:40, Policia ёshё njoftuar se nё rrugën “Qerim Muriqi” nё Pejё, disa persona janё pёrfshirё nё nje rrahje.
Policia menjёherё i ёshtё pёrgjigjur rastit, aty ёshtё kuptuar se tё dyshuarit janё rrahur par arsye tё nje borqi tё mëhershëm, gjatё përleshjes lëndime trupore kanё pёrsuar njёri nga tё dyshuarit dhe viktima, tё njëjtit janё dёrguar nё emergjencёn e Spitalit rajonal pёr tretman mjekёsor.
Policia ka arrestuar tё dyshuarit dhe gjatё intervistimit ёshtё kuptuar se njёri nga tё dyshuarit posedon arme, e njëjta ёshtё sekuestruar nga Policia:
• Njё (1) armё (pistoletё)
• Njё (1) karikator i sё njejtёs armё
• Njёzet e pesё (25) fishekё kal: 7.62mm
Tё dyshuarit pas intervistimit me vendim tё prokurorit tё shtetit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё.