Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen grabitësit

Prizren, 28 prill -Me datën 20 prill, rreth orës 22:25 min, në rrugën e “Muhaxhirëve” në Prizren pati ndodhur një grabitje. Sipas informacioneve që kishte pranuar patrulla e policisë, bëhej me dije se dy të dyshuar i kishin grabitur me forcë një të riu një telefon “IPHON 5-S” dhe më pas ishin larguar në këmbë në drejtim të panjohur. Pas paraqitjes ë rastit, hetues policorë të Stacionit Policor në Prizren, kanë arritur të sigurojnë informacione për personat e dyshuar dhe me datën 25 prill janë arrestuar dy vëllezër me mbiemër Jaha. Gjatë kontrollit, tek njëri nga të dyshuarit është gjetur telefoni i grabitur i cili më pas i është kthyer pronarit. Po ashtu, këta të dyshuar për mes “face book” ishin përpjekur t’i bëjnë shantazh viktimës. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që të dyshuarit të ndalohen në masën e arrestit. Ndërkaq siç ju kemi informuar ditë më parë për grabitjen e armatosur dhe me maska në pompën e derivateve të naftës “Petroll Company” në Lagjen Dardania në Prizren, tani është arrestuar edhe i dyshuari i dytë i cili kishte qenë në kërkim. Po ashtu është gjetur edhe një pushkë automatike e llojit kallashnikov me numër serik 03769-83 e cila dyshohet se është përdorë në rast. Në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar i dyshuari ndërsa prokurori i shtetit ka nënshkruar vendimin për masën e arrestit.

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje