Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen gjashtëmbëdhjetë (16) persona nën dyshimin e bazuar për përfshirje në trafikim të armëve

 

Prishtinë, 29 gusht 2018

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ka zhvilluar hetime intensive, me qëllim të zbardhjes së veprimtarisë kriminale të disa të dyshuarve që merreshin me kryerjen e veprave penale të trafikimit të armëve.

Duke u bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente, më 29.08.2018 në rajonin e Prishtinës (në katër lokacione), atë të Gjilanit (në dy lokacione) dhe Ferizajt (gjashtëmbëdhjetë lokacione), është zhvilluar Operacioni Policor i koduar me emrin “SYRI”, i cili ka rezultuar me arrestimin gjashtëmbëdhjetë (16) personave të dyshuar për trafikim me armë. Njësitet policore në njëzet e dy lokacione, kanë kryer kontrolle të shtëpive dhe objekteve përcjellëse, pronë e të dyshuarve me qëllim të mbledhjes së provave për veprimtarinë kriminale të të dyshuarve.

Gjatë këtij operacioni policor, janë sekuestruar provat materiale:

19000 euro para kesh,

3 armë të gjata,

17 armë të shkurta kalibri i ndryshëm,

2850 fishek kalibri të ndryshëm,

20 karikatorë,

1 pasaportë bullgare

3 telefona

dokumente tjera që vlejnë për procedurë të mëtejme gjyqësore.

Personat e dyshuar, në bazë të vendimit të prokurorit dërgohen në mbajtje.

Policia mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave të saja kushtetuese e ligjore për të ofruar rend dhe siguri publike, luftuar aktivitetet kriminale, përfshirë edhe trafikimin e armëve.

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje