Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen gjashtë të dyshuar dhe konfiskohen artikuj të dëmshëm ushqimorë

Prishtinë, më 8 qershor 2023
Sektori i hetimeve nga Departamenti i Policisë Kufitare në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, inspektorë të tregut dhe AUVK-së, sot me 08.06.2023, në disa rajone të vendit kanë realizuar një operacion të gjerë ku janë kontrolluar pesë lokacione (dy në Graçanicë, një në Ferizaj një në Prishtinë dhe një në Prevallë).
Gjatë realizimit të operacionit policor, janë arrestuar gjatë të dyshuar: K.Gj., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1964), E.Gj., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1992), M.Sh., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1968), H. Sh., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1994) dhe E.I., (mashkull kosovar, viti i lindjes 2001).
Gjatë kontrollit në lokacionet e lart-shënuara, janë gjetur sasi e konsideruar e artikujve ushqimorë me përmbajtje të dyshimtë, të cilat janë sekuestruara si prova materiale. Po ashtu në njërin nga lokacionet është gjetur e konfiskuar edhe një armë.
Ndaj të dyshuarave janë iniciuar rastet: ‘kontrabanda me mallra’, ‘prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë’, ‘mashtrimi i blerësve’ dhe ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’
Me aktvendim nga prokurori, pesë nga gjashtë të arrestuarit, dërgohen në mbajtje deri në 48 orë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje