Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen gjashtë persona të dyshuar për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’

Mitrovicë, 13 shkurt 2020
Hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, gjatë ditës së sotme, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë gjashtë persona të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’, rast ky i raportuar në orët e mëngjesit të sotëm të datës 13 shkurt 2022, ku cak i kësaj vjedhje ishin pjesë të metaleve nga parku i mbetjeve në Flotacionin e minierës Trepça në Tunelin e Parë.
Arrestimi i gjashtë persoanve të dyshaur është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se personat e dyshuar në bashkëveprim kanë kryer veprën penale ‘vjdhje e rëndë’, duke vjedhur pjesë të metalta nga parku i mbetjeve në Flotacion.
Në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit është gjetur dhe sekustruar sasia e metaleve të vjedhura, prova këto që do të procedohen si dëshmi materiale në veprën penale..
Pas procedurave interivistuese me aktvendim të prokurorit të rasitit, gjashtë personave të dyshuar u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje