Me datën 23.04.2024 Stacioni Policor Prizren ka pranuar informacion se në rrugën “Gjeravica” në Prizren është një rast sulm fizik ndaj një te mituri.
Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar, identifikuar dhe arrestuar të dyshuarat : M.B. (viti i lindjes 2001) dhe M.B. (viti i lindjes 2002) të cilat dyshohen se kishin sulmuar fizikisht një te mitur.
Te njëjtat i kane sjell ne stacion policor ne Prizren, për procedim te rastit, është filluar me veprimet hetimore për trajtimin e rastit nga ana e zyrtares policor (femër), por te njëjta nuk kanë qen kooperativë, sjelljet arrogante (fyese, poshtëruese dhe një gjuhë denigruese ndaj zyrtareve policor),i kanë sulmuar zyrtaret policor si dhe i kanë penguar ne kryerjen e detyrave zyrtare po ashtu kane kundërshtuar çdo veprim qe është ndërmarr ndaj tyre, pasi qe sjellët e tyre ishin agresive. Është ndërhyrë duke i ndalur te njëjtat i kenë ven nen kontrollin policor, është kërkuar edhe Urgjenca ku ekipi mjekësor i Urgjencës i ka trajtuar te dyshuarat dhe policet për lëndimet trupore.
Hetuesit rajonal në Prizren ju kanë përgjigjur rastit, te dyshuarave i është ofruar tretman mjekësor ne Emergjencën e Spitalit Rajonal Prizren, pasi te njëjtat kishin ankesa shëndetësore dhe sipas raporteve mjekësore te dyshuarat nuk kishin lëndime trupore por vetëm reaksione stresogjene.
Po ashtu dy zyrtaret policor gjatë ballafaqim me te dyshuarat kishin pësuar lëndime te lehta trupore. Të dyshuarat ne prani te avokateve mbrojtës janë intervistuar dhe pas intervistimit është informuar prokurori i shtetit, i cili urdhëron qe te dyshuarat te ndalohen për 48 ore.
Te dyshuarat janë te njohura për policin dhe kanë te kallumë kriminale. Rasti nen hetime.