Prishtinë, 28 tetor 2021 – Referuar disa rasteve të mashtrimit të raportuara në Podujevë, Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, respektivisht Njësia e hetimeve të stacionit të Podujevës, kanë ndërmarrë të gjitha masat policore në drejtim të hetimit, identifikimit, marrjes e përpunimit të informacioneve të rëndësishme që lidhen me rastet në fjalë:
Veprimet e lartcekura policore kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarave:
– L.M, 29 vjeçare, femër, shtetase e Republikës së Kosovës dhe
-B.H, 23 vjeçare, femër, shtetase e Republikës së Kosovës,
për të cilat dyshohet se janë të përfshira në rastet e mashtrimeve që po hetohen nga ana e policisë.
Mbështetur në rezultatet e deritanishme të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimet kanë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore.
Të dyshuarat, duke përdorë rrjetet sociale, përmes institucioneve për transfere parash, kanë përfituar shuma parash duke i kërkuar ato emër të një personi tjetër ( si huazim) nga persona të ndryshëm ( jashtë vendit).
Pjesë e operacionit ka qenë edhe bastisja e vendbanimit të tyre, ku policia ka gjetë dhe sekuestruar, para të gatshme (2060 euro), të cilat dyshohet të jenë përvetsuar nga veprat në fjalë.
Aktualisht hetuesit janë duke kryer procedurat e nevojshme policore, ndërkohë që me vendim të prokurorit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.