Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy të dyshuar për zjarr vënie

Prishtinë, 07 gusht 2023 – Policia e rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor Veriu në Prishtinë, kanë arrestuar dy të dyshuar për veprën penale zjarr vënie.
Rasti ka ndodhur me datë, 03.08.2023, në rrugën “Asllan Pireva” në Prishtinë, me ç’ rast ishte djegur një veturë Audi me targë Kosove, e cila atë moment ishte e parkuar.
Ndërmarrja e veprimeve hetimore dhe veprimeve të tjera operative të kryera nga njësiti i hetimeve të stacionit policor Veriu në Prishtinë, ka rezultuar me identifikimin si dhe arrestimin e të dyshuarve;
• S. Sh. 61 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, si dhe
• B. K. 25 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, për të cilët dyshohet me bazë të jenë përfshirë në rastin në fjalë.
Të dyshuari, pas arrestimit, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit u dërguan në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, si vijimësi e fazave të mëtejme të procesit hetimor.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje