Më datën 01.06.2022, në orën 16:35 Policia në Prizren ka pranuar një informatë se në rrugën “Ali Hadri” në Prizren kishte ndodhur një rast i therrjes, reagimi policor ishte i menjëhershëm, patrulla ka dalë në vendngjarje, është kërkuar emergjenca ku viktimën e kanë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Regjional të Prizrenit, ku sipas mjekut viktima ishte i therur në shpinë, duke marrë lëndime të rënda , por jashtë rrezikut për jetën.
Hetuesit dhe teknika kriminalistike kanë dalë në vendngjarje ku është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes, por nuk është arritur të gjendet mjeti me të cilin dyshohet të jetë kryer vepra. Patrulla policore ka arritur që t’i identifikojë dhe arrestojë dy të dyshuar:
• R.G., i datëlindjes 2003 m/sh/k dhe
• R.M., i datëlindjes 2002,m/sh/k
Të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor në Prizren dhe janë intervistuar lidhur me rastin. Për këtë vepër është njoftuar prokurori i shtetit cili ka urdhëruar që të dyshuarit të dërgohen në mbajtje për 48 orë.
Rasti po hetohet nga sektori i hetimeve të stacionit policor në Prizren.