Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy të dyshuar për posedim të substancave narkotike

Gjilan, 31 gusht 2023
Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Viti me datën 31.08.2023 rreth orës 03:15 në kuadër të zbatimit të planit operacional ,,Goditja 2023’’ në pikë të kontrollit në rrugën ,,Dëshmorët e kombit’’ në qytetin e Vitisë ka ndalur një veturë me targa vendore, në të cilën ndodheshin dy të dyshuar meshkuj, kosovar shqiptar J.I. (viti i lindjes 2004) dhe N.M. (viti i lindjes 2003) për kontrolle rutinore .
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale për gjykatë:
• Tetëdhjetë e dy (82) qese substancë narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë,
• Një (1) peshore digjitale
• Një (1) pako me letra mbështjellëse ,,Rizlla’’
• Dyqind e pesë (205) euro para të gatshme dhe disa para të metalta dhe
• Tre (3) telefon celularë
Për rastin janë njoftuar njësitet antidrogë të cilët do të merren me hetimin e këtij rasti.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje