Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy të dyshuar për disa raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda

Prishtinë, 11 mars 2025 – Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht hetuesit e stacionit policor të Lipjanit, kanë arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me disa raste të vjedhjeve të rënda të ndodhura nëpër disa Xhami në fshatra të ndryshme të komunës së Lipjanit.
Rastet ishin denoncuar në polici përgjatë vitit 2023 dhe 2024, ku dyshohej se, persona të dyshuar kishin vjedhur gjësende të ndryshme e në disa raste kishin dëmtuar dhe asgjësuar edhe pasuri në objektet e Xhamive.
Që nga deponimi i denoncimeve, policia në vazhdimësi ka ndërmorë një varg veprimesh hetimore e operative me qëllim të ndriçimin e rrethanave të ngjarjeve si dhe identifikimin e të implikuarve.
Progresi i hetimit të rasteve rezultoi me identifikimin dhe arrestimin e dy të dyshuarve;
J. H, mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe,
L. K, mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët me rekomandimin e prokurorit të shtetit u dërguan në mbajtje prej 48 orësh., ndërkaq ndaj tyre u iniciua një hetim në drejtim të veprave penale “Vjedhja:, “Vjedhja e Rëndë” si dhe “Asgjësim apo Dëmtim i pasurisë”.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje