Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy të dyshuar për disa raste kriminale

Prishtinë, 05 korrik 2023 – Policia e rajonit të Prishtinës, respektivisht, njësiti i hetimeve të përgjithshme, ka arrestuar dy të dyshuar për veprat penale;
▪︎ ​Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm,​
▪︎ Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, ​
▪︎ Detyrim, si dhe,
▪︎ ​Zjarr vënie.
Rastet kanë ndodhur në periudha të ndryshme kohore të këtij viti, ndërkohë që ndërmarrja e veprimeve hetimore dhe veprimeve të tjera operative të kryera nga njësiti i hetimeve të përgjithshme, ka rezultuar me identifikimin si dhe arrestimin e të dyshuarve;
▪︎ S. Z. 53 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, si
▪︎ E. Z. 26 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, për të cilët dyshohet me bazë të jenë përfshirë në rastet në fjalë.
Operacioni është përcjellë edhe me bastisjen e katër lokacioneve të ndryshme, tri në komunën e Malishevës, ndërkaq një në komunën e Prishtinës, me ç’ rast në cilësinë e provës materiale, policia gjeti dhe sekuestroj;
▪︎ Një armë të gjatë të tipit, M-48,
▪︎ Një revole të tipit TT, e kalibri 7.62mm,
▪︎ Gjashtë copë fishekë të kalibrit 7.62mm,
▪︎ Tridhjetedy fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe
▪︎ Dyzetekatër gëzhoja të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Përgjatë bastisjeve, policia ka konfiskuar edhe një automjet të tipit pikc-up, që dyshohet të jetë shfrytëzuar nga të dyshuarit gjatë kryerjes së veprave.
Të dyshuarit, pas arrestimit, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit u dërguan në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, si vijimësi e fazave të mëtejme të procesit hetimor.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje