Prishtinë, 20 shkurt 2022 – Policia e rajonit të Prishtinës, po bën një punë së shkëlqyer në drejtim të arrestimit të personave të kërkuar, të atyre të dyshuar për vepra të ndryshme kriminale si dhe gjetjen e armëve dhe municioneve që kohëve të fundit kanë qenë ndër prioritetet për tu luftuar nga ana e policisë.
Kësisoj më datë 19.02.2022, rreth orës 22:00, në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë, është arrestuar një i dyshuar i cili ishte shpallur në kërkim për veprat “Kanosje” Mbajtje në pronësi kontrollë ose posedim i paautorizuar i armës, si dhe “Asgjësim i pasurisë” të ndodhur më datë 16.01.2022, rreth orës 03:45, në rrugën “Skëderbeu” në Podujevë.
I dyshuari;
-R. A, mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
pas arrestimit, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.
Ndërlidhur me po të njëjtin rast, sot rreth orës 14:30, policia i ka shqiptuar masën e arrestit policor edhe të dyshuarit tjetër;
-R. A, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
i cili pas intervistimit me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.
Po ashtu është sekuestruar edhe;
-Një armë automatike AK 47, e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.
Së këndejmi ju sigurojmë që të gjitha nivelet e policisë në kuadër të drejtorisë rajonale të Prishtinës, me përkushtim të lartë po kryejnë detyrat zyrtare me qëllim të garantimit dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe parandalimit të akteve kriminale krejt kjo me qëllim të krijimit të rrethanave të sigurta për të gjithë qytetarët e vendit.