Prishtinë, 09 gusht 2023 – Nga zyrtarët e stacionit policor Qendra, dje rreth orës 19:00, në rrugën “Ali Hadri” në Prishtinë, janë arrestuar dy persona të dyshuar për shkak se, një mosmarrëveshje çasti e ardhur si rrjedhojë e një aksidenti trafiku ka përshkallëzuar në rrahje mes tyre.
– Z. B, mashkull, 56 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe
– R. B, mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
policia shqiptoi masën e arrestit policor dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit të dyshuarit u dërguan në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.
Ndërlidhur me rastin policia ka sekuestruar;
– Një revole, të tipit HS, si dhe,
– Pesëmbëdhjetë copë fishekë.
Përderisa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprave penale “Lëndim i rëndë trupor”, “Kanosja” si dhe “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”.