Prishtinë, 30 janar 2019
Pas hetimeve të vazhdueshme dhe një pune operacionale taktike policore, Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Prishtinë e Policisë së Kosovës me datën 29.01.2019, nën dyshimin për kryerje të veprimtarisë penale ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’ dhe ‘ofrim i lokaleve për prostitucion-bashkëkryerje’, ka arrestuar dy të dyshuara femra shqiptare kosovare.
•N. A. lindur me 1984, femër/shqiptare/kosovare
•S. B. lindur me 2000, femër/shqiptare/kosovare
Me aktvendim të prokurorisë kompetente të dyshuarat janë ndaluar prej 48 orësh për procedura të mëtejme.