Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy të dyshuar për ‘vjedhje të rënda’

Skenderaj, 30 mars 2014
Në vazhdën e angazhimeve policore në identifikimin e kryesve të veprave penale, hetuesit policorë në kuadër të stacionit policor në Skenderaj, me sukses kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy të dyshuar për dy raste të ‘vjedhje të rënda’ të raportuara gjatë muajit janar dhe shkurt të këtij viti, vepra këto të ndodhura në zonën e Skenderajt. Të dyshuarit e arrestuar: Sh. A. 29 vjeç, dhe P. H. 22 vjeç, banor të Skenderajt, pas procedurave intervistuese mbi dyshimet e ngritura për veprat penale, pranojnë se kanë kryer veprat penale të ‘vjedhjeve’.Përveç identifikimit dhe arrestimit të dy të dyshuarve, policia ka arritur të identifikojë edhe tri lokacione të ndryshme ku të dyshuarit dyshohej se ende i kishin në posedim disa nga sendet e vjedhura, ku janë gjetur dhe konfiskuar:
• dy aparate për saldim
• dy shpojës elektrikë
• dy prerës metali
• një zinxhir fyti dhe një zinxhir dore
• dy motorë sharra
• një televizor plazma me telekomandë
Pas procedurave administrative të vërtetësisë së sendeve të konfiskuara, të njëjtat më pas do t’u kthehen pronarëve të tyre. Me urdhër të prokurorit të shtetit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje