Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy të dyshuar për ‘vjedhje’

Vushtrri, 7 dhjetor 2014
Dy raste të vjedhjeve janë raportuar gjatë orëve të natës në stacionin policor në Vushtrri, ku njësitë policore u janë përgjigjur rasteve ndërmjet intervalit kohor: 01:30 – 02:30, të datës 7 dhjetor 2014. Rasti i parë është raportuar në rrugën “Ismail Qemaili”, ku cak ishte një furrë buke, ku përveç thyerjes së lokalit të dyshuarit nuk kishin arritur të marrin asgjë, ndërsa në rastin e dytë të raportuar në rrugën “Uesli Klark’, të dyshuarit në një lokal kishin depërtuar brenda, nga ku kishin marrë një kompjuter.Njëkohësisht, përveç njësive përkatëse në vendngjarje njësitë tjera policore ishin vënë në kërkim të kryesve, ku pas gjysmë ore policia vëren dy të rinj në shëtitore, lëvizjet e të cilëve ishin të dyshimta, përkundër përpjekjeve për t’iu shmangur policisë të dyshuarit vihen nën pranga. Të dyshuarit e arrestuar: 15 dhe 16 vjeç, të përkatësisë etnike shqiptarë, njëri banor i Vushtrrisë, e tjetri i Mitrovicës, në prani të mbrojtësve janë intervistuar mbi dyshimet se në bashkëveprim kanë kryer veprat penale ‘vjedhje e rëndë’ dhe ‘vjedhje e rëndë në tentativë’.Përveç identifikimit dhe arrestimit të të dy të dyshuarve, në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar kompjuteri i raportuar si i vjedhur, i cili do të procedohet si provë materiale.Ndaj dy të dyshuarve janë iniciuar dy raste të ndara ‘vjedhje e rëndë’ dhe ‘vjedhje e rëndë në tentativë’. Me urdhër të prokurorit të shtetit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor për 24 orë.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje