Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy të dyshuar për veprën penale ‘fajde’

Prishtinë,1 tetor 2015

 

Policia eKosovës në vazhdën e hetimevetë kryera disamujore nga hetuesit kompetentë në rajonin e Mitrovicës, e qëndërlidhen me luftimin e fenomenit të fajdeve, ka intervistuar dhe më pas kaarrestuar dy të dyshuar, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit merreshin meveprën penale “fajde”. Të dyshuarit e arrestuar në këtë rast janë:

 

  • G.G.                           lindur me1966                     m/k/sh
  • B.Z.                            lindur me1979                     m/k/sh        

 

Dyshimet rëndojnë mbi personin G. G.për dhënien e të hollave me fajde dhe në pamundësi të kthimit të të hollave mekohë, viktimës ia ka marrë 25000 euro dhe një parcelë prej 129 m².

 

Ndërsa sa i përket personit B. Z. nëbashkëpunim me një person tjetër dyshohet se kanë marrë një banesë prej 120 m²nga viktima për një vlerë të vogël të parave që ua kishte borxh.

 

Pas konsultimeve të nevojshme meprokurorin kujdestar të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej48 orëve.

 

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje