Prishtinë 23 prill 2014,
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), ka bërë arrestimin e dy personave të dyshuar, nën dyshimin e bazuar se të njëjti kanë kryer veprën penale ‘trafikim me njerëz’.Hetuesit policorë kanë zhvilluar një operacion policor, operacion ky i realizuar me 21 prill 2014, i cili ka rezultuar me arrestimin e dy personave dhe identifikimin e viktimës.
Personat e arrestuar në këtë rast janë:
• I. L. lindur më 1976, në Prizren m/sh/k
• Sh. C. lindur më 1966, në Dragash m/sh/k
Sipas hetimeve fillestare dyshohet se të dyshuarit, nën përdorim të forcës dhe kërcënimit, e kanë detyruar viktimën të ushtrojë prostitucion, në një kafiteri në Prizren, që dyshohet të jetë pronë e të dyshuarve.Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, ku e njëjta është strehuar në shtëpinë e sigurt.Lidhur me rastin është njoftuar Prokuroria Themelore në Prizren, ku për të dyshuarit është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.