Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike

Prishtinë, 26 gusht 2014


Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë me njësitet e saj relevante, me 25.8.2014 në komunën e Vushtrrisë ka realizuar një operacion policor me ç’ rast ka arrestuar dy persona të dyshuar me dyshimin se kanë kultivuar bimë të dyshuara narkotike.


Personat e arrestuar janë:

1. S. N, mashkull /shqiptar /kosovar

2. B . V , Mashkull/shqiptar kosovar


Hetuesit policorë përmes rrugëve operative kishin marrë informacione se në tri lokacione dyshohej së personat e dyshuar tanimë të arrestuar kishin kultivuar bimë narkotike të llojit Kanabis.

Pas marrjes së urdhëresës nga gjykata përkatëse për kontrolle ka filluar realizimi i operacionit me ç’ rast në këto lokacione janë gjetur dhe konfiskuar mbi 100 bimë narkotike gjatësia e të cilave ishte nga 50 cm deri në 360 cm.

Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë operacion policor janë kryer me urdhër të prokurorit përkatës dhe ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor 48 orë për të vazhduar me procedurat e tjera hetimore.

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje