Prishtinë, 19 qershor 2015
Sot, me 19 qershor 2015, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka realizuar një operacion policor, bazuar në dyshime se po kryhej vepra penale ‘fajde’. Operacioni policor është realizuar në rajonin e Prizrenit, ku me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren janë realizuar masat e fshehta, ku është vërtetuar ankesa e një qytetari, i cili kishte denoncuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare që ishin duke u bërë në Universitetin e Prizrenit.
Të arrestuarit në këtë rast janë:
• E. S. lindur me 1966 m/sh/k
• B. A. lindur me 1970 m/sh/k
Gjatë veprimeve hetimore është siguruar provë se i dyshuari i dytë ka marrë dhe ka dhënë para me fajde.Prokuroria e shtetit në Prizren, e cila ka udhëhequr hetimet ka urdhëruar masën e ndalimit për 48 orë për dy personat e cekur më lart.
Me respekt,
Zyra për Informim e PK-se