Skenderaj, 21 maj 2015
Një bashkëveprim i mirë mesë hetuesve dhe njësive sektoriale ka bërë që dy të dyshuarit A. G. 19 vjeçar A. G. 16 vjeçar të identifikohen dhe të arrestohen, mbi dyshimet e arsyeshme për përfshirje në një rast me elemente të veprës penale ‘lëndim i rëndë trupor’, ngjarje kjo e cila është raportuar të ketë ndodhur në orët e pasdites së djeshme, me datën 21 maj 2015 në rrugën “Gjon Buzuku” në Skenderaj.
Policia fillimisht kishte pranuar informacion për përleshje në mes të disa personave, ku me të arritur në vendin e ngjarjes kishin kuptuar se bëhej fjalë për një person të lënduar si pasojë e përleshjes kishte pësuar lëndime viktima A. M. 16 vjeçar, ndihma e parë fillimisht i ishte dhënë në QKMF në Skenderaj, ku më pas është dërguar në QKUK dhe gjendja e tij raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetë.
Nga hetimet e para bëhet e ditur se në përleshje ishin të përfshirë dy personat e dyshuar, të cilët pas një zënke me viktimën njëri nga të dyshuarit të ketë përdorur një mjet të mprehtë ku si pasojë të ketë lënduar viktimën e rastit.
Dy të dyshuarit janë intervistuar, ku me vendim të prokurorin i dyshuari A. G. 19 vjeçar, ndalohet në mbajtje për 48 orë ndërsa tjetri lirohet.