Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy persona të kërkuar nga Gjykata

Mitrovicë, 11 nëntor 2021
Gjatë ditës së sotme, njësitet policore në Mitrovicë dhe Vushtrri, kanë arrestuar dy persona për të cilët ishin aktive dy urdhëresa të lëshura nga Gjykatat kompetente.
Realizimi i urdhëresës së parë përkatësisht arrestimi i: E. C.,18 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, ndaj të cilit Gjykata kompetente kishte lëshuar urdhëresë për arrestim për veprën penale “Dhunim”, pas procedurave i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 1 (një) viti .
Ndërsa realizimi i urdhëresës së dytë përkatësisht arrestimi i: M. H.,30 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës ,është bërë në fshatin Vernicë të Vushtrrisë, ndaj të cilit Gjykata kompetente kishte lëshuar urdhëresë për arrestim për veprën penale “Falsifikim i parasë ”, pas procedurave i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 1 (një) viti .
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje