Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy persona të kërkuar në Kaçanik

Sot, në ora 10:30, në rrugën “Agim Bajrami ” në Kaçanik, policët e stacionit në Kaçanik pas disa informacioneve të pranuara kanë arrestuar personin I.R (M/K) i moshës 23 vjeçar dhe rreth orës 11:30 në rrugën “Faruk Dogani” në Kaçanik kanë arrestuar edhe personin e dytë F.D (M/K) i moshës 30 vjeçar.
Ata ishin të kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale” Vjedhje” me dënimi burgimi, me nga tridhjetë e pesë (35) ditë.
Pas kompletimit të dokumentacioneve, të dy personat e arrestuar janë dërguar në vuajtje të dënimeve.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje