Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë nga Gjykata

Mitrovicë, 22 prill 2022
Gjatë ditës së sotme, Policia në Mitrovicën e Jugut, në dy lokacione të ndryshme ka arrestuar dy persona të dyshuar për të cilët kishte urdhëresa aktive të lëshuara nga gjykata kompetente.
Mbi bazën e urdhëresave aktive janë arrestuar të dyshuarit:
O. Q., 27 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar me urdhëresë për veprën penale “Vjedhje e rëndë” me dënim burgimi prej njëzet (20) muajve.
R. Z. 32 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar me urdhëresë për tri vepra penale “Vjedhje e rëndë” me dënim burgimi prej nëntëmbëdhjetë (19) muajve.
Pas përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresave të gjykatës, të njëjtit janë dërguar në vuajtje të dënimit.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje