Nga njësite të stacionit policor Qendra në Prishtinë dhe stacionit të Drenasit, në lokacione të ndryshme janë realizuar dy urdhëresa të gjykatës.
Nga zyrtarët e stacionit Qendra, në një aksion është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
-A, E, mashkull, 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me burgim, (2vite) për veprën Blerje, posedim i paautorizuar i narkotikëve.
Ndërsa nga zyrtarët e stacionit policor të Drenasit është arrestuar i dyshuari:
V.K, mashkull, 27 vjeç, i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës për një rast armëmbajtje pa leje.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personat e dyshuar janë dërguar për vuajtje të dënimit.