Mitrovicë, 02 qershor 2022
Në bazë të urdhëresave aktive njësitet policore në Vushtrri dhe Mitrovicën e Jugut kanë arrestuar dy persona për të cilët kishte urdhëresa të lëshuara nga Gjykata kompetente.
Sipas urdhëresës aktive në Vushtrri, është arrestuar i dyshuari, Sh. Sh., 32 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar për veprën penale ‘Vjedhje’.
Po ashtu sipas dy urdhëresave aktive në Mitrovicën e Jugut, është arrestuar i dyshuari, E. B., 50 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar për veprën penale ‘Vjedhje’.
Pas përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresave të gjykatës, të njëjtit janë është dërguar në vuajtje të dënimit.