Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy persona të dyshuar (të mitur) për veprat penale: ‘Vjedhje e rëndë’, ‘Vjedhje’ dhe ‘Marrje në posedim të pasurisë së luajtshme’

Pejë, 30 maj 2022
Nga data 16.05.2022 e deri me datë 28.05.2022, dy persona të mitur kanë kryer vepra penale në disa lokacione.
Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Pejë, me datë 29.05.2022, pas një pune intensive ka arritur të identifikoj dhe arrestoj dy (2) persona të mitur të cilët gjatë kësaj periudhe kohore kanë kryer vjedhje të rënda, vjedhje dhe marrje në posedim të pasurisë së luajtshme, në objekte fetare (xhami), shtëpi, dyqane.
Nga të dyshuarit janë sekuestruar dy (2) motoçikleta, dhe një (1) veturë, të cilat pas procedurave ligjore iu janë kthyer pronarëve.
Pas intervistimit të personave të dyshuar të (mitur), me urdhër të Prokurorit të shtetit janë liruar.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje