Prishtinë, 11 gusht 2023 – Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.
Në kontekstin e kësaj në një operacion të befasishëm që policia ndërmori dje, arriti të arrestoj personat e kërkuar, të cilët deri më dje ishin në arrati;
– B. M, mashkull, 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili pas arrestimit nga ana e policisë u dërgua në vuajtje të dënimit prej 160 ditësh, si dhe,
– B. N, mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili pas arrestimit nga ana e policisë u dërgua në vuajtje të dënimit prej 25 ditësh.