Në kuadër të veprimeve operative që po kryejn zyrtarët policor të Rajonit të Prishtinës, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, nga zyrtarët e stacionit policor të Podujevës, janë arrestuar dy persona të dyshuar ( njëri për dhunë në familje dhe tjetri për armëmbajtje pa leje).
Arrestimi është realizuar mbrëmë në fshatin Shtedim të Podujevës, pas raportimit të një rasti të dhunës në familje.
Në koordinim me prokurorinë është kryer një kontrollë e vendbanimit të personit të dyshuar ku janë gjetur dhe sekuestruar:
– tri armë zjarri dhe municion.
Ndaj personit të dyshuar :
-G.H, mashkull, 23 vjeç, është iniciuar rast për dhunë në familje, ndërsa ndaj të dyshuarit:
-E.H, mashkull,49 vjeç, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.
Personat e arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në qendër të mbajtjes.