Sot nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën vrasje në tentativë, që ka ndodhë me datën 25.10.2022, në rrugën “Nuhi Gashi”, në Podujevë, si dhe ka janë sekuesttuar dy armë zjarri, që dyshohet të jenë përdorë në rast.
Personat e dyshuar të cilët ndodheshin në arrati:
– O.K, mashkull 68 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
– F.K, mashkull 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Numri total i personave të arrestuar për këtë rast është katër.