Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë

Prishtinë, 01 mars 2023 – Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht hetuesit e stacionit policor të Graçanicës, kanë arrestuar dy persona lidhur me vjedhjen e rëndë të ndodhur në një shtëpi në fshatin Suhodoll.
Rasti u denoncua në polici nga ankuesi ku sipas tij dyshohej që më datë 28.02.2023, persona të dyshuar kishin vjedhur gjësende të ndryshme në shtëpinë e tij, përfshirë këtu stoli ari dhe para të gatshme.
Policia menjëherë pas denoncimit, ndërmori një varg veprimesh hetimore e operative me qëllim të ndriçimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të implikuarve.
Progresi i hetimit të rastit rezultoi me identifikimin dhe arrestimin e dy të dyshuarve të cilët me rekomandimin e prokurorit të shtetit dërguan në mbajtje prej 48 orësh.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje