Mitrovicë, 15 shkurt 2022
Hetuesit policorë në kuadër të Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicën e Jugut, në vazhdimësi të hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy persona të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’, rast ky i raportuar muaj më parë në Skenderaj.
Si rezultat i hetimeve të zhvilluara dhe dyshimeve të bazuara, hetuesit policorë kanë arrestuar dy të dyshuar F. K.,22., vjeçar, dhe A.K., 43 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës, pasi që të njëjtit dyshohen se me datën 28 qershor 2021, në një shtëpi private në Skenderaj, kanë kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë’’.
Pas procedurave të intervistimit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.