Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy persona të dyshuar për veprën penale ‘’Rrëmbim’’

Vushtrri, 26 dhjetor 2021
Në orët e mbrëmjes së datës 26 dhjetor 2021, policia në Vushtrri, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale ‘Rrëmbim’.
Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se dy të dyshuarit pasi e kanë marrë viktimën mashkull/kosovar dhe e kanë futur në veturën e tyre, nga i njëjti kanë marrë një shumë të parave, më pas të dyshuarit ishin ikur në drejtim të panjohur.
Mbi bazën e informacioneve fillestare dhe veprimeve të ndërmarra, policia kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona të dyshuar B. Z., 20 vjeçar dhe E. B.,19 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës.
Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit të rastit, ndaj të dyshuarit B. Z., është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje