Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy persona të dyshuar për veprat penale ‘vjedhje e rëndë’, “Blerja, pranimi ose fshehja e sende te përfituara me kryerjen e veprës penale” dhe “Mbajtje ne pronësi kontroll dhe shfrytëzim te paautorizuara te armës”

Pejë, 19 janar 2022
Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Pejë, me datën 17.01.2022, rreth orës 07:40, ka pranuar një informacion se në rrugën “Bajram Curri”, në SHMU “8 marsi” në Pejë, person/a të pa njohur kishin hyrë me forcë në objektin shkollor dhe nga aty kanë vjedhur: dy (2) televizion dhe një (1) llap top, dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore, me datë 19.01.2022, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin.
F. D. lindur me 1999.
Pas intervistimit të personit të dyshuar i cili dyshohet se ka kryer edhe disa vjedhje të tjera, në koordinim të plotë me Gjykatën kompetente dhe Prokurorin e shtetit është bërë kontroll/bastisja e shtëpisë së personit i cili kishte blerë sendet e vjedhura nga i dyshuari të cilat janë sekuestruar tre (3) televiziona, dy (2) llap top dhe një (1) tastatur.
Gjatë bastisjes tek i dyshuari (blerësi i sendeve) është gjetur arma (pistoleta) e tipit “Zoraki” kalibër 7.65 mm, një (1) karikator i së njëjtës armë dhe dy (2) fishek të kalibrit 7.65mm, të cilat gjithashtu janë sekuestruar.
Personave të dyshuar pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 Orësh.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje