Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën, se në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas, ka kërkuar ndihmë mjekësore një person (mashkull)A.L 19 vjeç, i cili ishte i lënduar nga një mjet i mprehtë (thikë).
Me të marrë informatën, policia ka ndërmarr një varg veprimesh operative dhe ka arrit që të identifikoj dhe arrestoj dy persona të dyshuar:
M. S. mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
K.S. mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët janë dërguar në stacionin policor për procedim të mëtejmë.
Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarje, ndërkohë që personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë.