Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy persona të dyshuar për posedim të paautorizuar të substancave narkotike

Vushtrri, 27 Janar 2022
Në orët e mbrëmjes të datës 27 Janar 2022, në kuadër të planit operativ per “Parandalimin dhe identifikimin të personave të dyshuar që merren me shitblerje, konsumim të substancave narkotike”, policia në Vushtrri ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ”.
Arrestimi i personave të dyshuar është realizuar në rrugën “Dëshmoret e kombit”, ku zyrtarët policorë kanë ndaluar për kontrollë dy persona të dyshuar L.A., 25 vjeçar, dhe F.A., 23 vjeçar, ku gjate kontrollit te personi i pare janë gjetur trembëdhjetë (13) qese të cilat dyshohet qe janë substancë narkotike- marihuanë, ndërsa te personi i dyte janë gjetur dy cigare e cilat përmbajtje e te cilave dyshohet që janë substance narkotike-marihuanë.
Si provë materiale janë konfiskuar substancat narkotike, te personat e dyshuar, ku te personi i pare substanca e dyshuar ka qenë me sasi 4.9- gram ndërsa te pësoni i dytë 1-gram.
Në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar dy persona të dyshuar L.A., 25 vjeçar, dhe F.A., 23 vjeçar,,, shtetas të Republikës së Kosovës, ndaj të cilëve pas procedurës intervistuese është iniciuar rasti për veprën penale ,,Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje