Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy persona të dyshuar për grabitje

Sot nga Njësiti i Hetimeve të Drejtorisë së Kryeqytetit, njësia e stacionit Veriu, janë arrestuar dy persona të dyshuar për grabitje.
Rasti ka ndodhur me datën 24 janar 2025 në fshatin Trudë, saktësisht në një pompë derivatesh.
Puna e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personave
të dyshuar (meshkuj) V.I. 34 vjeç, dhe L.B 33 vjeç, të dy shtetas të Republikës së Kosovës, për të cilët ekziston dyshimi se të njëjtit kanë qenë të përfshirë në rastin e grabitjes.
Personat e dyshuar me vendimin e prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje